×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj takon përfaqësuesit e Këshillit Atlantik me seli në Washington: Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 21:20

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesit e Këshillit Atlantik, udhëhequr nga z. Jörn Fleck, drejtor i lartë për Evropë Qendrore. Në profilin e tij në facebook, Haradinaj tregoi se ka shprehur orientimin e natyrshëm euro-atlantik të Kosovës, dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

    Njoftimi i plotë i Haradinajt:

    Pata kënaqësinë të takoj, z. Jörn Fleck, drejtorin e lartë për Evropë Qendrore të Atlantic Council me seli ne Washington. Shpreha vlerësimin tim për punën qe Atlantic Council e bën në funksion të agjendës integruese euro-atlantike.

    Theksova edhe njëherë orientimin tonë të natyrshëm euro-atlantik dhe synimin që të jemi pjesë e barabartë e aleancës së shteteve të NATO-s, udhëhequr nga ShBA-të.

    Alternativa jonë strategjike është anëtarësimi në NATO, si kontribut për sigurinë nacionale, paqen në rajon dhe përballimin e kërcënimeve dhe sfidave./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!