Avokati Tomë Gashi ka thënë se avokati i ish përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë një gafë gjatë paraqitjes së parë në Gjykatën Speciale.
Gjyqi ndaj ish liderëve të UÇK-së filloi këtë javë, ndërsa të akuzuarit thanë fjalët e para.
Gashi cek fjalimin e avokatit të Thaçit, si më të dobëtin.
“Paraqitja e avokatit të zoti Thaci. Ata nuk është dashur ta thotë kurrë. Por një pjesë e vogël duket se ka rrëshqitur, pasi ai nuk është shqiptar. Ne e mbrojmë me fakte por edhe me zemër. Këta avokatët e huaj i kanë dy qëllime, e para të mbrojnë sa më mirë klientin e tyre dhe e dyta të fitojnë sa më shumë pare”, tha ai në T7.
“Ajo pjesë që e tha, një gafë e tij, nuk është dashur ta thotë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.