Nënkryetari i Komisionit për Punën të Jashtme, Xhavit Haliti, është shprehur se disa nga ambasadat e Kosovës nëpër botë, janë shndërruar në biznese që garojnë me njëra tjetrën se cila po fiton më shumë para.
Gjatë raportimit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Haliti, deklaroi se ka një lëvizje anti-kosovarë në botë nga vetë kosovarët, të cilët janë larguar nga këtu duke kërkuar azil politik me akuzat se shqiptarët po i kërcënojnë këtu dhe kërkoi që të tillëve t’u revokohen pasaportat kosovare.
“Ambasadat tona janë shndërruar në biznese dhe shtyhen me njëra tjetrën se cila fiton më shumë. Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se në shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik”, ka thënë Haliti.
Për këtë, ministrja Gërvalla tha se nuk është në dijeni për këtë fushatë, por që premtoi se do të merret me kët punë.
Në këtë raportim Gërvalla theksoi se Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore me shumë shtete të botës.
Në këtë drejtim, ajo u shpreh se pret prej Greqisë që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.