Pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”.
Në kuadër të trajnimit janë realizuar ushtrime për detyrat kyçe kolektive të njësisë në kushte të natës, bëhet e ditur në faqen zyrtare të FSK-së.
Tutje bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operime në zona urbane dhe janë realizuar gjuajtje reale.
Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.