×
  • Lajme
  • Lajme

    Rishpallet konkursi për zgjedhjen e anëtarëve të bordit në BQK

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 15:14

    Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, sot mbajti një takim për të diskutuar procedimin e mëtejmë për të siguruar plotësimin sa më të shpejtë të pozitave vakante të anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së.

    Pjesë e këtij bordi janë: Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, Bashkim Nurboja (kryesues), Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca.

    “Duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme”, thuhet në njoftim.

    Konkursi do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit në fjalë të Ambasadës Britanike.

    Ndryshe , në takim mori pjesë edhe përfaqësuesi i projektit të asistencës teknike të Ambasadës Britanike për rekrutimet në pozitat e larta publike në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!