×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i reagon Gecit pasi përmendi babanë e Hashim Thaçit: E ka djalin në burg

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 15:17
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha

    Deputeti i PDK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pasi deputetja e LDK-së, Marigona Geci e përmendi Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës të enjten.

    Berisha tha se nuk bën të lejohet ofendimi i një të moshuari që e ka djalin në burg, si dhe kritikoi edhe PDK-në, që s’i reagoi deputetes së LDK-së.

    “Këtu po fyhen edhe qytetarë jashtë këtij kuvendi, më së shumti ish dashtë të reagojë edhe PDK-ja po ata s’po reagojnë”, tha fillimisht Berisha.

    “Është ofendu një qytetar, një plak i cili i ka hallet e veta e që është duke nejt në shtëpi të vet, por për shkak të parimeve më duhet me reagu unë se qashtu e ndjejë. Nuk ka nevojë me depërtua amiqësitë dhe pallavrat e rrugës edhe me ardhë këtu, e sidomos për një plak që e ka djalin në burg.”

    Berisha ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konkufca që të mos tolerojë ofendime e sidomos ndaj personave që s’janë aty.

    “Të lus me të vërtetë me mbajtë njëfarë rendi këtu se të takon”, ka thënë Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!