×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji për paga dërgohet në Kushtetuese

    Reporteri
    07 Prill 2023 | 15:35

    Avokati i Popullit të premten e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga.

    Bëhet e ditur se Avokati i Popullit këtë e ka bërë pasi që ka shqyrtuar dhjetëra ankesa të palëve të ndryshme që i ishin drejtuar këtij institucioni me kërkesën që këtë Ligj ta dërgonte në Kushtetuese.

    Me Ligjin për paga vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik është caktuar të jetë 105 eurosh. Ky Ligj ka hyrë në fuqi nga data 5 shkurt e këtij viti.

    Ankesa tek Institucioni i Avokatit të Popullit kishin deponuar Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarë komunalë të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësisë, infermierët, mjekë që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësorë, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Ekspertë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës e institucionet e grupe të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!