Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit në dy vjetorin e qeverisjes duke thënë se e vetmja gjë që kanë bërë është shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit.
Veliu në fjalën e tij në Kuvend theksoi se Kurti erdhi në pushtet me moton “ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort”.
“Albin çove shumë pluhur e tym që besa shkaktove edhe gjakderdhje deri sa erdhe në pushtet nga një shpëtimtar i vetproklamuar shpejt u bëre shkatërrimtar për çka ishte dëshmuar për shumë vite, deri sa u ule ku i përgjake edhe rrugët, jo me gjakun tënd por atyre që të besuan verbërisht. Derisa bëje politikën e rrugës sulmoje institucione, policinë dhe këdo që të doli përpara. kur hyre në parlament kolegët deputetë deshe t’i verbosh me gaz lotsjellës, i bëre të gjitha për të ardhur në pushtet”, tha deputeti i LDK-së, Veliu, përcjell Reporteri.net.
“Erdhe në pushtet me moton ç’kapja e shtetit për ta kapur vet më fort. Kape borde e institucione e institucionesh publike me burra e gra, motra e vëllezër e baxhanakë, ministrash e deputetë, dajë e teze për të cilët në fushat thoshe se janë për dasma”, theksoi Veliu.
“Erdhe me premtime të mëdha për ta ç’kapur shtetin shite shumë patriotizëm, nuk dua t’i prmend as t merrem me premtimet e kryemashtruesit Kurti, që me kauza të rreme kapi fronin, për dy vjet në krye të qeverisë, e vetmja gjë që bëre shkaktimi i krizave dhe varfërimi i popullit”, përfundoi Veliu. /Reporteri.net./