×
  • Sport
  • Sport

    Arbër Zeneli: Kur e lash Suedinë, më quajtën edhe plehrë

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 10:45

    Numri 10-të i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka rrëfyer për periudhën e jetës sa ishte pjesë e përfaqësueses së Suedisë.


    Zenli përfaqësoi ekipet kombëtare U-17, U-19 dhe U-21 të Suedisë. Në vitin 2015 ishte, gjithashtu, në ekipin kombëtar U-21, që mori medaljen e artë europiane në Republikën Çeke.

    Në atë turne, megjithatë, Zeneli nuk pati toi minuta aktivizim, por ishte më i riu i ekipit dhe mund të priste. Vitet kaluan dhe Zeneli ia doli më së miri te Hereenveen. Ai ishte një nga të paktët, që mori kohë të rregullt aktivizimi në klub.

    Në të njëjtën kohë, aktivizimi me ekipin kombëtar dështoi. Suedia e la mënjanë Zenelin, që u lodh nga pritja.

    “Njerëzit thanë se po i ktheja shpinën Suedisë, ata shkruajtën shumë gjëra në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe fjalën “plehrë”. Nuk mendoj se është një sjellje e mirë, por sinqerisht nuk më intereson”, ka thënë Zeneli.

    Arbër Zeneli u lind dhe u rrit në Suedi, por prindërit e tij janë nga Kosova dhe kanë ikur nga lufta në këtë vend.

    “Asnjëherë nuk kam thënë që jam suedez apo kosovar. Unë jam një qytetar suedez. Suedia më kanë dhënë mundësinë, por gjaku im është nga Kosova”, saktëson Zeneli”, ka thënë Zeneli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!