×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismaili: Albin Kurtin e pata shti me zor me shku në Koshare për përvjetorin e betejës

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 16:05

    Ish-deputeti Fisnik Ismaili tha se sot në 24-vjetorin e Betejës së Koshares nuk shkon atje, pasi tha se “nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë”.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryeministrin Albin Kurtin dikur e ka nxitur “me zor” të shkojë në atje në përvjetor.

    “Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota”, shkroi Ismaili në Facebook.

    Postimi i Ismailit:

    9 prill, përvjetori i Betejës së Koshares.

    Ibrahim Rugova asnjiherë s’i ka vizitue varrezat për pëvjetor.

    Hashim Thaçi mbas nja 17-18 vjetësh pat shkue, sepse e ka pa që si President duhet me e organizue nën patronatin e tij, e me qenë aty.

    Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota.

    Vjosa Osmani, që sot s’e përmend UÇK-në, e organizon nën patronatin e saj edhe fryhet me Koshare, si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje.

    E vërteta: Memoriali i Koshares është ndërtue i fundit, ka zgjatë me vjet edhe s’jam i sigurt se a është krye hala.

    Krejt politikanët e kanë injorue kur i është dashtë kujdesi, e e kanë përdorë vetëm kur iu ka vye për me u frye me to.

    Sot të njajtit shkojnë në Koshare, ulen nëpër do karrige rreth një bine, thurrin fjalime lavdi për me i postue në Facebook, edhe zhduken.

    Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë.

    Me 9 prill nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë. Çdo ditë tjetër e kam për me shkue me i ndejtë në kambë atyne që e dhanë jeten atje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!