×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca uron Pashkët: Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të fortë dhe më harmonike në Kosovë

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 17:14

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar Pashkët Katolike.

    Konjufca tha se kjo festë simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.

    Ai gjithashtu tha se koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit, transmeton lajmi.net.

    Postimi i plotë:

    Sot festojmë Pashkën Katolike.

    Ajo simbolizon ringjalljen dhe shpëtimin, fitoren e të mirës mbi të keqen dhe të ligën.

    Koha e Pashkës është ajo e forcimit të marrëdhënieve humane dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.

    Të vazhdojmë të punojmë për një shoqëri më të fortë dhe më harmonike në Kosovë.

    Mbetshi nën mbrojtjen e Perëndisë dhe ju realizofshin dëshirat dhe aspiratat tuaja!

    Pashkë e lumtur!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!