Ndërsa magjistralja Prishtinë-Pejë edhe sot është bllokuar për pak kohë nga banorë të kësaj ane, të cilët protestuan për shkak të devijimit të rrugës.
Ata thonë se kjo po u rrezikohen bizneset dhe kërkuan që zgjerimi i trasesë të bëhet në rrugën ekzistuese. Ndërkohë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ditë më parë deklaroi se do të shqyrtojnë ankesat e banorëve.
Banorët e fshatrave Kijevë, Stapanicë, Rixhevë dhe Gllarevë të dielën kanë bllokuar rrugën kryesore Prishtinë-Pejë, në shenjë proteste për devijimin e rrugës së vjetër që përshkon këto fshatra.
Banorët shprehen të pakënaqur për RTK pasi, sipas tyre, po u rrezikohen bizneset dhe kërkojnë që zgjerimi i trasesë të bëhet në rrugën ekzistuese.
“Me këtë devijim të rrugës po na dëmtohen bizneset që na i majm familjet me to…”, thotë Sheremet Pantia, banor.
“Do të jesim pa bukë, nuk e di qysh kena me majt familjen nëse devijon rruga për anej”, tha Naser Morina, banor.
“Me bo me shku qikjo rrugë qanej ma mirë me mytë vetën unë bashkë me familje. Na po çuditëm edhe me shtet, se kjo rrugë është e shpronsume ndy anët”, u shpreh Binak Pantina, banor.
Në lidhje me këtë situatë javë më parë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se projekti për rrugën Prishtinë-Pejë ka pasur shumë devijime dhe se do të shqyrtohen ankesat e qytetarëve.
“Për ankesat e qytetareve, zyrën e kemi te hapur dhe do te shqyrtohen te gjitha. Ndryshe projekti Prishtine-Peje ka ndryshuar nga ai fillestar qe ka qene, ai fillestar ka qene me devijime te shumta. Jemi munduar qe ato devijime te kthehen ne trasenë ekzistuese”, tha ministri Aliu.
Kjo nuk ishte protesta e parë për këta banorë, pasi ata edhe herëve të tjera kishin bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie për të njëjtin problem. /RTK/