×
  • Lajme
  • Botë

    Urimi i Zelensky për Pashkët: Rusia si e keqja do të humbasë

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 22:11

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar besimtarët e krishterë për Pashkët.

    Ai ka thënë se “duhet të jemi të sigurt se e keqja do të humbasë”, referuar Rusisë.

    Rusia që nga 24 shkurti 2022 është në një përpjekje agresore për ta pushtuar Ukrainën.

    “Çdo festë e ndritshme e krishterë na mëson se ne mund të mos dimë se si, por duhet të jemi të sigurt se Rusia – e keqja do të humbasë. Duhet të besojmë. Dhe ne besojmë. Ne duhet ta afrojmë mposhtjen e së keqes. Dhe ne po e afrojmë atë. U dëgjofshin lutjet e sinqerta për paqe”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!