Ukraina ka ndryshuar një sërë planesh ushtarake pas rrjedhjes së dokumenteve klasifikuara të Pentagonit, sipas disa raporteve.
Këto rrjedhje, të dokumenteve të inteligjencës amerikane, ishin postuar në mediat sociale në javët e fundit, duke nxitur nisjen e një hetimi nga Uashingtoni.
CNN raporton se zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se të paktën disa nga dokumentet janë autentike. Ato tregojnë shkallën e spiunimit ndaj aleatëve amerikanë, Izraelit dhe Ukrainës.
Dokumentet dyshohet se përshkruajnë gjithashtu “mungesa kritike” në ushtrinë ukrainase. Tani, një burim i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se disa nga planet ushtarake të Ukrainës tani janë ndryshuar.
Megjithatë, vlen të theksohet se një numër zyrtarësh ukrainas i kanë hedhur poshtë dokumentet si “të rreme”. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskyy, tha më parë se ata “bazohen në një sasi të madhe informacioni fiktive” dhe nuk kanë “asgjë të bëjnë me planet reale të Ukrainës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.