×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-es do të mbahet mend gjatë

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 11:18

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare.

    Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

    Nga aty, Haradinaj tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.

    “Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre, jeta e tyre këtu në Kosovë, dhe pa pas mundësi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtu jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtë me ditë e javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleqë dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë qytetarë të Kosovës të zhvendosur”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!