×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një burrë brenda një veture në Gjakovë

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 12:50

    Një person i moshuar është gjetur i vdekur brenda një veture sot në komunën e Gjakovës.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

    Elezi ka bërë të ditur se viktima ka qenë pa shenja jete dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion.

    “Rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, tha Elezi për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!