Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel njëherit edhe sekretari i PDK-së, Bernard Nikaj ka kritikuar punën e ministres për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Megjithatë, pas kritikave të shumta, Nikaj tha se Gërvalla ka kryer edhe një punë të mirë, atë të blerjes së një vile një Londër për ambasadën e Kosovës në Londër.
“Kosova më në fund e kishte blerë një objekt të ambasadës në Londër. Ky është një lajm i mirë. Është tentuar që të blihen ambasada edhe më parë… sepse janë disa vende ku e dimë se do të jemi përgjithmonë”, ka thënë Nikaj në T7, përcjell Reporteri.net.
Ai ka thënë se Gërvallës nuk ia gjen dot një sukses tjetër.
Sipas tij, ajo gjatë shumicës së kohës në punën e saj, është e hetuar.
“Përveç kësaj është vështirë të kujtohet një sukses i zonjës Gërvalla. Shumicën e kohës duket se është e hutuar se cila është detyra e saj dhe cilat janë zhvillimet nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Javë më parë, zonja Gërvalla thoshte që Kosova s’ka arritur marrëveshje me Serbinë, ndërkohë z. Kurti thoshte se ka marrëveshje me Serbinë”, ka thënë ai.
Sipas Nikajt, nuk mund të ketë një diplomate më të dobët se Gërvalla.
“Zonja Gërvalla i ka thyer pritjet tona. Kurrë mos thuaj se ka më keq”, ka deklaruar ai gjatë emisionit.
Sot u raportua nga “The Telegraph” se Kosova ka blerë rezidencë të re 7.4 milionë euro për selinë e ambasadës në Londër./Reporteri.net./
Kosova blen rezidencë të re 7.4 milionë euro për selinë e ambasadës në Londër