Pas largimit të Zekirija Ramadanit tashmë ka nisur një fushatë se kush do ta marr klubin e Feronikelit për ta udhëhequr në edicionin e ri. Skuadra kampione përmes një njoftimi në sajtin zyrtarë të saj ka sqaruar gjithçka sa i përket të ardhmes së trajnerit.
“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bylbyl Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të.
KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizimi i tij.
Lusim mediat se para se të plasojnë lajme të marrin informacione nga klubi i cili është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Po ashtu të gjitha informacionet e klubit mund t’i gjeni në kohë reale në uebfaqen tonë feronikelifc.com”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.