Gjykatësi Charles Smith III, para pushimit të drekës ka deklaruar se Jakup Krasniqi, ua ka bërë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do jetë i pranishëm për seancën e pasdites.
Kjo pasi që paraprakisht, avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka paralajmëruar se i mbrojturi i saj mund të kërkojë të largohet nga salla, me arsyetimin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo ka thënë se nëse Krasniqi vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.
“Z.Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, tha avokatja e Jakup Krasniqit.
Në seancën e sotme po vazhdon dëshmia e dëshmitares së parë. E gjithë seanca ka qenë e mbyllur për publikun.
Dje e pardje dëshmitarja e parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vazhduar dhënien e dëshmisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.
Gjatë dy seancave, dëshmitarja është përgjigjur pyetjeve të ZPS-së, e që po ashtu ka qenë seancë e mbyllur.
Jakup Krasniqi në gjendje jo të mirë, avokatja kërkon largimin e tij nga seanca
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.