Republika Çeke ka një ambasadë në Prishtinë, por asnjëherë më parë në pesëmbëdhjetë vitet e pavarësisë së Kosovës nuk e ka drejtuar këtë zyrë një diplomat çek me titull të plotë. Kjo tani do të ndryshojë, sipas mediave çeke.
Për herë të parë, Praga do të dërgojë një ambasador me të drejta të plota në Kosovë. Deri më tani këtë e ka penguar kundërshtimi “tandem” i dy ish-presidentëve, Václav Klaus dhe Milos Zeman, raporton mediumi çek “Seznam Pravy”.
Republika Çeke e njohu Kosovën në vitin 2008, kur vendi shpalli pavarësinë.
Por ishte gjithmonë një çështje e ndjeshme – për shkak të mosmarrëveshjes me Serbinë dhe, si rrjedhojë, lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë.
“Zoti President është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap”, u përgjigj Eva Hromadkova nga zyra për media e Presidencës së Çekisë.
Të mërkurën, siç raporton ky medium qeveria diskutoi emrin e ri të diplomatit që do të bëhet ambasadori i parë ndonjëherë në Prishtinë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.