×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ mblidhet nesër në ora 13:00, në rend të ditës miratimi i qendrave të votimit në 4 komunat veriore

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 17:12
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e nesërme (e premte) do të mbaj mbledhje me fillim nga ora 13:00.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Elezi.

    Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i qendrave të votimit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!