×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli: Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli, po qeveris sikurse partitë paraprake

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 19:56
    Fatmir Humolli

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli.

    Sipas tij, kjo parti është votuar për të qeverisur ndryshe nga partitë e tjera dhe jo njëjtë si ato.

    “Qeveria aktuale e ka marrë shumicën e votave edhe në kohën kur është deklaruar nga kundërshtarët politik se janë kundër Amerikës, populli ia ka dhënë besimin kësaj qeverie, edhe LVV-së, në koalicion me Guxo dhe Mimozën”, ka thënë ai për RTV Dukagjini.

    “Unë kam qenë kandidat i pavarur brenda. Faktori ndërkombëtar kur e ka që populli po zgjohet është frigu, kurse qeveria aktuale është frigu nga zgjimi i popullit dhe jo nga faktori ndërkombëtar. E ka humbur besimin te populli… I ka marrë 51% për të qeverisur ndryshe, jo të hyjë në një valle të njëjtë me partitë e tjera”, ka vijuar ai.

    Ai tha se VV-ja nuk e ka kuptuar ende mesazhin pse i ka marrë 51% të votave.

    Sipas tij qeverisja e tyre është larg pritshmërive të qytetarëve.

    Humolli ishte deputet brenda grupit parlamentar të LVV-së, por së fundmi ka dalë nga ai grup, duke qëndruar i pavarur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!