×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qasje sharlatane”, Abdullahu fajëson Qeverinë për rrezikun e mosmbajtjes së zgjedhjeve në veri

    Reporteri
    13 Prill 2023 | 20:43
    Faton Abdullahu, zëdhënës në Partinë Demokratike të Kosovës

    Faton Abdullahu, zëdhënës në Partinë Demokratike të Kosovës, thotë se Qeveria e ka fajin për situatën e tanishme në veri, dhe për rrezikun e mosmbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Sipas Abdullahut, veriu është institucionalisht “i zhveshur” nga Kosova, faji i Qeverisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Madje ai e quajti “sharlatane” qasjen e Qeverisë Kurti.

    “Kjo Qeveri e ka fajin se pse sot veriu është i zhveshur institucionalisht nga Kosova, thjeshtë institucionet gati nuk funksionojnë atje. Kjo Qeveri me atë qasje sharlatane që ka pasur ku i thotë miku më i dëshmuar (SHBA) prit edhe dhjetë muaj mos u ngut dhe me atë arrogancë thotë jo, fillon e mbrapshta. Qeveria Kurti ka qenë më qasje sharlatane”, ka thënë Abdullahu në TV1.

    Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nesër do të mblidhet për t’i diskutuar hapat përgatitorë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për Reporteri.net.

    “Ju njoftoj se mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbahet të premten, më 14 prill, me fillim në orën 13:30. Në rend të ditës është planifikuar që nga anëtarët e KQZ-së të shqyrtohen dhe miratohen disa çështje në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të 23 prillit”, tha Elezi. /Reporteri.net/.

    KQZ mblidhet nesër në ora 13:00, në rend të ditës miratimi i qendrave të votimit në 4 komunat veriore

    Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve do ta paraqiste veriun si zonë të menaxhimit të krizave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!