×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 21 vjeçari i kërkuar për disa vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 10:28
    Foto ilustruese.

    Policia e Kosovës kanë arrestuar një 21 vjeçar i dyshuar për disa vjedhje dhe tentim vjedhje që kanë ndodhur në Ferizaj.

    “Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin M.E (M/K) i moshës 21 vjeçar, e më pas dje rreth orës 18:00 ta arrestojnë, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje dhe tentim vjedhje në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari M.E., po dyshohet se ka kryer këto vjedhje dhe tentim vjedhje:

    – me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’ Isa Boletini’’ është vjedhur një veturë pikap,
    – me datën 04.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është vjedhur një veturë e tipit Passat,
    – me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Daut Dauti’’ është vjedhur një kamionet e tipit Mercedes,
    – me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi,
    – me datën 11.04.2023 në rrugën ‘’Riza Goga’’është tentuar të vjedhet në një shtëpi banimi dhe të vjedhet një veturë.

    Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari M.E është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa automjetet e vjedhura pas përfundimit të procedurave u janë kthyer pronarëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!