×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla: Nuk ka arsye të shtyhen zgjedhjet në veri, s’guxojmë të biem pre e shantazheve të Listës Serbe

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 13:04

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se zgjedhjet në veri nuk duhet të shtyhen dhe shteti nuk guxon të bjerë në shantazhet e Listës Serbe.

    Sveçla ka thënë se një prej arsyeve pse Lista Serbe ka bojkotuar këto zgjedhje është sepse ka humbur mbështetjen tek komuniteti serb që jeton atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne nuk guxojmë të biem në shantazh të tyre. Çka do të thotë kjo? Nuk duhet të presim ne që Lista Serbe të na thotë a duhet të mbahen zgjedhjet apo jo, a do ta bojkotojë apo jo. Një prej arsyeve pse ata nuk janë për zgjidhjet është se brenda komunitetit që jeton atje, ata e kanë humbur mbështetjen.

    Këtë e thonë edhe sondazhet e ndryshme. Unë po ju them sondazhe kredibile edhe të partnerëve tanë. Lista Srpska ka humbë përkrahjen. Po shihet edhe në realitet. Unë dje kam qenë atje, institucionet e sigurisë janë prezent më shumë se kurrë atje. Nuk kemi incidente me qytetarët kemi probleme me kriminelët”, tha Sveçla para Komisionit për integrime evropiane.

    Lidhur me procesin e zgjedhjeve, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë në dispozicion të KQZ-së në mënyre që zgjedhjet në veri të përfundojnë suksesshëm.

    “Sa i përket çështjes së zgjedhjeve, Policia e Kosovës dhe MPB janë në dispozicion të KQZ-së, në mënyre që këto zgjedhje të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm. Për neve është e rëndësishme që këto zgjedhje të mbahen në një ambient të qetë, të sigurtë qoftë për organizatorët po ashtu edhe për vet qytetarët atje, janë çështje të vendimeve politike të subjekteve të caktuara të cilat dojnë apo nuk dojn ëtë marrin pjesë në zgjedhje, por me rendësi është që institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri”, ka thënë ministri Sveçla.

    Sipas tij, ai është i bindur që procesi zgjedhor do të përfundojnë mirë.

    “Jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojë i qetë, i suksesshëm duke i tejkaluar problemet të cilat i përmenda”, ka thënë Sveçla. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!