Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Valon Syla, Lum Dervishi, Kenan dhe Okan Hasani.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
Ndërsa, lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake gjatë ditës së sotme.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dje ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.
Sulmi ndaj Sylës ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë dhe të dyshuarit janë L.D, K.H dhe O.H, ku dy nga ta raportohet se janë vëllezër mes vete.
Ndaj tre personave që janë të dyshuar për sulmin, rëndohet akuza e kryerjes së veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe ceket fakti se rasti po hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.