Së paku 18 persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi të armatosur në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit.
Sulmi ka ndodhur këtë të shtunë në dyqanin e rrjetit të njohur, “Walmart”, ndërkaq dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Reporteri.net.
Në mediat e huaja janë publikuar disa pamje të rënda ku blerësit që ishin në qendrën tregtare tentojnë të fshihen për ti shpëtuar vdekjes.
Në pamjet e publikuara shihet një burrë i cili fshihet nën një tavolinë metali, ndërkohë që sulmuesi po qëllonte pa pushuar.
Lidhur me këtë sulm deri më tani janë arrestuar tre të dyshuar./Reporteri.net
