×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është gjendja e Challandes pas operimit në gju

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 22:55

    Një muaj pas operacionit në gju, trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në një video të publikuar në rrjetet sociale.


    Më 2 korrik, Federata e Futbollit të Kosovës kishte njoftuar se selektori i Kosovës e ka kaluar me sukses një operacion në gju, me një problem që ishte përballur për një kohë të gjatë.

    Që nga ajo kohë, tekniku zviceran nuk është parë publikisht, por së fundmi ai është incizuar nga kamerat e tifozëve kosovarë që shkuan për ta përcjellur ndeshjen mes Sion dhe Zurich, raporton lajmi.net.

    Challandes u pa në stadiumin ‘’Tourbillon’’, ku kishte shkuar për ta përcjellur nga afër Benjamin Kolollin dhe Mirlindin Kryeziun, ndërsa Hekuran Kryeziu vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.

    https://www.facebook.com/117313328984663/videos/402702807260195/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!