×
  • Lajme
  • Lajme

    I dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë ndalohet për 48 orë

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 21:45
    Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë, ku dyshohet se djali vrau nënën e tij

    Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

    Kështu ka njoftuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. Brenda afatit ligjor do të bëhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Nikçi për Telegrafin.

    Për arrestimin dhe intervistimin e të dyshuarit, që raportohet se vrau nënën e tij, është deklaruar edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

    Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë ku ndodhi krimi i rëndë

    Ajo deklaroi për media se i dyshuari s’ka qenë në gjendje të japë deklaratë. Kjo pritet të bëhet nesër, në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

    “Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që, nesër, në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij”, theksoi prokurorja Gashi.

    “Do vazhdojmë me hetime. Në bazë të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe egzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, tha tutje.

    Prokurorja e rastit në Pejë: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

    Ndërkohë, qytetarët e Pejës kanë treguar se çka mund të ketë nxitur djalin që ta lë të vdekur nënën e tij.

    Gjithçka po mendohet se nisi nga një mosmarrëveshje mes djalit dhe nënës, ku djali dyshonte se nëna e tij “i kishte prishur punë” me bashkëshorten, me të cilën ishte ndarë.

    I dyshuari thuhet se jetonte jashtë shtetit dhe ishte kthyer së fundmi.

    Banorët po ashtu kanë thënë që ai ishte përdorues i narkotikëve dhe ishte i divorcuar dy herë. /Reporteri.net/.

    Çka e nxiti djalin ta vrasë nënën e tij? Flasin qytetarët në Pejë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!