×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi për vrasjen në Pejë: Alarm për shoqërinë dhe institucionet

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 21:53

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas vrasjes në Pejë ku djali dyshohet të ketë vrarë nënën e tij.

    Halimi ka thënë se rasti në Pejë është alarm për shoqërinë dhe institucionet që të lëvizin nga dënimi vetëm në rrjete sociale.

    “Nga gjuha denigruese e misogjene deri te vrasjet, ky është realiteti. Por fatkeqësisht po na mungon adresimi, ndëshkimi dhe përkrahja e viktimave.  Rasti i vrasjes së gruas në Pejë, të dridh në shpirt; alarm për këtë shoqëri e këto institucione, që të lëvizin nga parimi i dënimit verbal të rasteve në rrjete sociale e media. Në të kundërtën dhuna dhe vrasjet kanë filluar të shndërrohen në përditshmëri deri në normalizim”, ka shkruar Halimi, përcjell Reporteri.net.

    I dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë ndalohet për 48 orë

    Ndër të tjera, Halimi ka bërë thirrje për një qasje shumë dimensionale të institucioneve për parandalimin e dhunës në familje.

    “Shoqëria kosovare përditë po tronditet nga dhuna e vrasjet, ndërsa nuk ndërmerret asnjë hap drejt ndryshimit të mendësisë dhe politikave ndëshkimore. Institucionet e shtetit, urgjentisht duhet të mendojnë për një qasje shumë dimensionale për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Tashmë nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara, por për një plagë shoqërore thellësisht strukturore të dhunës së fshehur brenda psikologjisë shoqërore.”, shtoi zëdhënësja e LDK-së./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Pamje nga vendi i ngjarjes në Pejë ku ndodhi krimi i rëndë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!