×
  • Lajme
  • Lajme

    Të gjithë kosovarët me pushime në Shqipëri, presidenti shqiptar me familje po pushon në Kosovë

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 9:10

    Shqipëria është e mbushur me turistë, e shumica prej tyre janë kosovarë, dhe kjo falë bregdetit që ka ky vend.


    Ditët e nxehta me vapë, dhe nevoja për pushim pas një viti të ngarkuar pune, bën që shumica e kosovarëve, për pushim gjatë verës të zgjedhin Shqipërinë, për shkak të afërsisë fizike por edhe shpirtërore, e gjithashtu edhe shkaku i çmimeve më të arsyeshme se sa në vendet tjera turistike.

    Por, krejt ndryshe ka vepruar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Edhe pse Kosova nuk është edhe shumë atraktive për turizëm gjatë vetës, shkaku se nuk ka det, e as ndonjë liqe shumë tërheqës për pushues, presidenti shqiptar me familje kanë zgjedhur bjeshkët e Kosovës për të pushuar gjatë kësaj fundjave.

    Meta bashkë me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, dhe fëmijët e tyre, kanë postuar një foto nga bjeshkët e Sharrit, ku kanë shkruar: Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja! /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!