×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i kombëtares shqiptare lë Italinë dhe transferohet në kampionatin turk

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 10:58

    Një lëvizje surprizë në këtë merkato vere. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli ka vendosur të lërë përfundimisht Italinë për ta vazhduar karrierën në Turqi.


    Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi kuqezi, ka arritur akordin me skuadrën e sapongjitur në Superligën turke Denizlispor dhe do luajë me ta sezonin e ardhshëm.

    Me rrëzimin e Empolit në Serie B, dëshira e Veselit ka qenë të largohet për të luajtur në nivele më të larta dhe mesa duket, kjo dëshirë e tij është realizuar.

    Denizlispor është një skuadër e cila në vitin e fundit është ngjitur në Superligë dhe po investon fuqishëm. Veseli tashmë është pjesë e këtij projekti. Termat e marrëveshjes nuk bëhen ende të ditura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!