Kosova ka hyrë në bllokadë politike pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi partitë politike ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për ta çuar vendin në zgjedhje, e as eventualisht për të krijuar qeveri të re, përmes legjislaturës aktuale. Megjithatë, Serbia po vazhdon aksionin e saj, për ta dëmtuar shtetësinë e Kosovës, duke bindur shtete të caktuara që të tërheqin njohjet e pavarësisë së shtetit të shpallur në vitin 2008.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka vazhduar të insistojë se Serbia po punon shumë për ta arritur qëllimin e saj, për të zvogëluar sa më shumë numrin e njohjeve për Kosovën.
Në këtë mes, ai ka bërë të ditur për mediat serbe, se pas disa hërheqjeve të njojes së Kosovës, një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Somalia, përcjell reporteri.net.
Ai ka thënë se synim i Serbisë, është që ta çojë në 97 numrin e njohjeve që do të kishte Kosova, dhe në këtë formë, ky numër të bie nën gjysmën e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Nëse ndodhë kjo, Kosova do të dëmtohej shumë, pasi të të humbiste kartën diplomatike, të prezentimit të vendit, si shtet që e kanë njohur më shumë se gjysma e vendeve të botës. /reporteri.net