Ballkani dhe vendet e Europës Lindore kanë shënuar bilanc negativ sa i përket migracionit, ndërsa në pjesën më të madhe të Europës Perëndimore, shifrat janë pozitive.
Bilanci i migracionit të popullsisë është ndryshimi midis numrit të atyre që ikin nga vendi i tyre, dhe të huajve që vijnë për të jetuar në atë vend.
Nëse numri i emigrantëve është më i madh se numri i atyre që vijnë për të jetuar në atë shtet, bilanci është pozitiv, pra rritje e numrit të popullësisë në atë shtet, dhe e kundërta i bie bilanc negativ, shkruan reporteri.net.
Harta interaktive e CIA’s, tregon të dhënat me shifra që kanë të bëjnë me bilancin e migracionit për 1000 banorë.
Bilanci më i madh pozitiv i migracionit u regjistrua në Luksemburg, pastaj Qipro, Maltë, Spanjë dhe San Marino.
Rënia më e madhe e popullsisë ka ndodhur në Moldavi, ku më shumë se 9 nga 1000 banorë kishin lënë vendin e tyre, për të jetuar në një vend tjetër.
Trendi i emigrimit nga Ballkani
Një prirje në emigracion dukshëm vërehet në vendet e Ballkanit, ku bilanci pozitiv i migracionit është vetëm në Slloveni.
Rënia më e madhe e popullsisë u regjistrua në Mal të Zi – ku gati 5 persona në 1000 banorë braktisin vendin, pastaj vjen Shqipëria me bilanc negativ -3.3, e pasuar nga Kosova me -2.6, e ndjekur nga Kroacia (-1.4), Bosnja dhe Hercegovina (-0.4), ndërsa në Serbi bilanci i migracionit është në zero, d.m.th nuk ka ndonjë rënie apo rritje të popullsisë. /reporteri.net