×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Reporteri
    04 Gusht 2019 | 14:31

    Sot rreth orës 11:10, ka ndodhur një aksident trafiku ka ndodhur midis dy veturave në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

    “Sot rreth orës 11:10, në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka njoftuar policia.

    Në pamjet e siguruara nga Reporteri.net, shihet se veturat e përfshira në aksident janë me regjistrim të huajin.

    Ndryshe, numri i aksidenteve në Kosovë është rritur dukshëm gjatë verës, me ardhjen e mërgimtarëve. Policia ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 100 aksidente trafiku në vend. Nga to, 40 prej tyre ishin me pasojë të lënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!