×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca nervozohet me deputetët: Sjellje e papërgjegjshme, kjo legjislaturë nuk e meriton të vazhdojë

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 11:04

    Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sot seancë prej orës 10:00. Por ndonëse është bërë një orë që kur seanca është dashur të fillonte, ende nuk ka kuorum për ta bërë këtë.

    Me këtë situatë është shprehur i indinjuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Qysh po e shoh këtë sjellje të papërgjegjshme të disa deputetëve, unë mendoj se kjo legjislaturë nuk duhet me vazhdu”, ka thënë Konjufca.

    Seanca si pasojë e mungesës së kuorumit është shtyrë për në orën 12:30.

    Kujtojmë se edhe gjatë javës së kaluar një seancë u ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit.

    Në rend të ditës në seancën e sotme janë 37 pika. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!