Disa pamje rrëqethëse të kartelit më të fuqishëm kriminal të Meksikës ku ata paralajmërojnë një anëtar të bandës kundërshtare para një aparati fotografik përpara se ta ekzekutojnë atë dhe ta lënë trupin e tij të varur në një mbikalim autostradë janë shfaqur në mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Anëtarët e armatosur të kartelit të quajtur “Gjenerata e Re” u shfaqën në një video të publikuar këtë fundjavë duke rrethuar personin e quajtur Adolfo Mendoza Valencia, i cili qëndron gjysmë i zhveshur.
Mendoza Valencia,i cili njihej ndryshe si El Michoacano, ishte i lidhur për një karrige.
Një zë mashkullor pas kamerës e merr në pyetje gjatë një videoje që u postua më vonë në mediat sociale.
“Emri im është Adolfo Mendoza Valencia, i njohur gjithashtu si El Michoacano'”, tha ai para se të shtonte se ai shiste drogë në Valle de Santiago (Luginës së Santiagos).
Një video tjetër që qarkulloi të dielën tregon trupin e tregtarit të drogës pasi u zbulua i varur nga një mbikalim autostradash në Guanajuato.
Sipas mediave lokale meksikane, Mendoza Valencia kishte shpëtuar më parë nga një atentat, i cili la djalin e tij 17-vjeçar dhe një burrë tjetër të vdekur më 27 korrik.
Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco, konsiderohet organizata më e fortë kriminale në Meksikë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.