×
  • Sport
  • Sport

    Aziz Salihu mesazh Mazrekajt para ndeshjes me serbin: Mos më korit!

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 15:04

    Boksieri kosovar, Petrit Mazrekaj para disa muajsh e kishte pranuar ofertën e kundërshtarit të tij serb, Velko Razhnatoviq, i cili është djali i kriminelit serb Arkan dhe i këngëtares famëkeqe serbe Ceca, për luftë në ring në kategorinë super të mesme gjatë gushtit të kësaj vere.


    Përpos mesazheve të shumta përkrahëse lidhur me këtë meç, Mazrekaj mbështetje ka marrë edhe nga legjenda e boksit, Aziz Salihu, shkruan Reporteri.net.

    Salihu përmes një videoje i ka uruar fitore Mazrekajt duke iu drejtuar shkurt me fjalët:”Mos më korit mua”.

    Kujtojmë se boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ishte fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Reporteri.net

    Shikoni videon: 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!