×
  • Sport
  • Sport

    E emëruan një malazez për trajner, tifozët e Feronikelit “shpërthejnë” në akuza ndaj klubit

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 15:36

    Feronikeli sot e ka zyrtarizuar në postin e trajnerit malazezin Dejan Vukiçeviç, i cili si futbollist aktiv kishte luajtur edhe për Partizanin e Beogradit.


    Ky “background” i malazezit nuk po u pëlqen tifozëve nga Drenasi, të cilët kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj klubit të tyre për përzgjedhjen e Vukiçeviçit.

    Lajmi në faqen zyrtare të Feronikelit në Facebook rreth emërimit të Vukiçeviçit në postin e trajnerit është përcjell me qindra komente brenda një ore, përmes të cilave tifozët e kanë kritikuar klubin për këtë vendim.

    Ndonëse është malazez i lindur në Podgoricë, e jo serb, e kaluara e tij me gjigantin serb, Partizani i Beogradit, i pengon tifozët nga Drenica, të cilët e kanë kujtuar luftën heroike të Drenicës ndaj ish regjimit dhe okupatorit serb, raporton Gazeta Express.

    Duke i parë komentet fyese që s’po ndaleshin, Feronikeli e ka fshirë postimin e parë për ta publikuar lajmin sërish duke e theksuar në titull se trajneri i ri është malazez. Ai sot do t’i bashkohet skuadrës, kurse do të debutojë më 10 gusht në miqësoren me Milanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në prishtinë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!