Ish-sulmuesi i Kombëtares së Uruguait dhe Manchester Unitedit, Diego Forlan, e ka konfirmuar pensionimin e tij nga futbolli profesionist.
40-vjeçari Diego Forlan luajti për herë të fundit për klubin nga Hong Kongu, Kitchee. Paraqitja e tij e fundit ishte në maj të vitit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi – i cili gjatë karrierës së vet luajti edhe për Interin dhe Villarrealin, si dhe një periudhë mbresëlënëse me klubin spanjoll Atletico Madrid – e konfirmoi pensionimin e tij së fundi.
“Nuk ka qenë e lehtë, nuk doja që ky moment të vinte, por unë e dija se një gjë e tillë do të ndodhte”, ka thënë Forlan në një intervistë të dhënë për Telemundo.
“Kam vendosur të mos luaj më futboll si profesionist”.
Forlani e nisi karrierën e tij si profesionist me Independiente në Argjentinë, para se ta fitonte transferimin në Manchester United, në janar të vitit 2002.
Ai e fitoi titullin e Premierligës me “Djajtë e kuq” në sezonin 2002/2003 dhe titullin e FA Cup sezonin e ardhshëm, para se të transferohej në Villarreal gjatë verës së vitit 2004.
Forlani e shijoi një periudhë të suksesshme edhe në La Liga, duke i shënuar 128 gola në 240 ndeshje të ligës për Villarrealin dhe Atletico Madridin. Me këta të fundit triumfoi edhe në Ligën e Evropës në sezonin 2009/10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.