×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i frikshëm mes veturës dhe autobusit, 3 të lënduar

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 16:26

    Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Korçë- Bilisht, ku një makinë është përplasur me një autobus.


    Si pasojë e impaktit, tre personat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të plagosur.

    Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi në Korçë, ku shtetasi me inicialet Xh.K (drejtuesi i autobusit), është përplasur me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.

    3 të plagosurit kanë qenë pikërisht në fuoristradën e cila dukshëm është dëmtuar në masë të madhe nga impakti.

    Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!