×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i portierit të Dukagjinit te goli i Ferizajt bëhet viral në rrjetet sociale

    Reporteri
    28 Maj 2023 | 18:36

    Ka përfunduar në mënyrë të çuditshme sezoni 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ferizaj arriti fitore në sekondat e fundit të ndeshjes 2:1 ndaj Dukagjinit, duke mbetur në pozitën e tetë që dërgon në barazh dhe duke i ikur rënies nga liga.

    Ishte Bujar Shabani i cili kaloi vendasit në epërsi, para se Dukagjini të barazonte shifrat.

    Krejt në fund të ndeshjes, Astrit Fazliu realizoi me kokë në minutën e 104-të, pas një reagimi shumë të dobët të portierit të Dukagjinit.

    Në këtë takim u dhanë plot 17 minuta lojë shtesë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!