×
  • Sport
  • Sport

    Provokimet e Gjokoviqit se “Kosova është zemra e Serbisë”, reagon Federata e Tenisit të Kosovës

    Reporteri
    30 Maj 2023 | 13:57

    Federata e Tenisit të Kosovës, ka reaguar ndaj provokimit të Novak Gjokoviq, për deklaratat e tij nxitëse siç qe ajo ”Kosova është zemra e Serbisë”.

    Sipas Federatës, kjo çon edhe më, në ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

    ”Komentet e bëra nga Novak Gjokoviq në fund të Roland Garros ndeshjen kundër Aleksandar Kovaçeviqit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe postimi i tij në Instagram paraqesin një sërë aktesh thellë për keqardhje.

    Novak Gjokoviq ishte dhe tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën.

    Në reagimin e federatës thuhet se pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje botërore si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

    Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe sportistët të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozitës së tyre në sport për qëllime politike”.

    The Guardian: Novak Gjokoviq shkakton polemika në French Open përmes një mesazhi politik

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!