Federata e Basketbollit të Kosovës e ka ndërruar vendin e takimit ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, i vlefshëm për fazën parakualifikuese të Eurobasket 2021.
Ndeshja Kosova – Luksemburgu më 14 Gusht 2019 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet në Prishtinë.
Ndeshja do të luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30, njofton Federata e Basketbollit të Kosov=s.
Një vendim të tillë Federata e Basketbollit të Kosovës e ka marr pas sugjerimeve të FIBA-s të marra menjëherë pas ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Në ndeshjen Kosova – Britania e Madhe për shkak të ngarkesës së madhe të rrymës është ndalë semafori, që ka shkaktuar më pas edhe probleme të tjera teknike dhe organizative dhe kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet.
Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderon qytetin e Mitrovicës dhe KB Trepçën për gatishmërinë që e kanë treguar në ndihmën organizative të këtyre ndeshjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.