×
  • Sport
  • Sport

    Mc Kresha, pajiset me licencë C të UEFA-s

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 16:22

    Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu i njohur si “MC Kresha”, që njihet edhe si një adhurues i madh i futbollit, ka marrë licencën C të trajnerit.

    ‘Mc Kresha’ ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licencë C, në Tiranë.
    Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.

    Pas repit, këngëtari i mirënjohur pritet t’i kthehet ëndrrës së tij fëmijërore të merret me sportin e futbollit.

    Gjatë fëmijërisë “MC Kresha” është marrë me futboll dhe ka qenë pjesë e klubit “Trepça”, si portier.

    Një lëndim në gju ia ka pamundësuar Kreshnikut të vazhdojë karrierën për tu bërë futbollistë profesionist.

    ‘Kresha’ është një tifoz i zjarrtë i Liverpool-it dhe e njeh mjaftë mirë sportin e futbollit./RTV Dukagjini/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!