×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka do të transferohet te Bayer Leverkuseni pasi Arsenali të nënshkruajë me një zëvendësues të tij

    Reporteri
    05 Qershor 2023 | 16:59

    Granit Xhaka është pajtuar për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, por transferimi i tij është ende në pritje.

    Sipas “Kicker”, kjo është për shkak se Arsenali dëshiron të nënshkruajë me një zëvendësues të klasit të lartë para se ta lejojë largimin e mesfushorit nga Kosova, transmeton Gazeta Express.

    “Topçinjtë” janë të interesuar për Declan Rice, Ilkay Gundogan dhe Moises Caicedo.

    Negociatat me mesfushorin e West Ham Unitedit dhe atë të Manchester Cityt janë të pezulluara deri pasi këto skuadra t’i zhvillojnë finalet e tyre; në Ligën e Konferencës dhe Ligën e Kampionëve.
    Kur marrëveshja të përfundojë me njërin nga ta, Arsenali mund të jep dritën e gjelbër për largimin e Xhakës, nga shitja e të cilit pritet të fitojë 15 milionë euro.

    30-vjeçari me Bayer Leverkusenin ka rënë dakord për një kontratë katër-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!