Prishtina e ka mbyllur sezonin me trofe, pasi sonte ia doli të fitojë trofeun e Kupës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 0:2.
Pjesa e parë e kësaj sfide u përshkrua me një lojë të zbehtë nga të dy skuadrat, por krejtësisht ndryshe ishte pjesa e dytë.
Prishtinasit ia dolën të triumfojnë gjatë kësaj pjese, falë golave të shënuar nga Genc Hamiti (67’) dhe Mërgim Pefqeli (78’).
Gjilanasit ia dolën të shënojnë në minutën e 88-të, por goli i Mevlan Zekës u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndryshe, për Prishtinën është hera e tetë në histori të klubit që e fiton Kupën e Kosovës, derisa trofeun e fitores ua dorëzoi kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kampioni i kësaj gare e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, por kjo nuk do të ndodhë me Prishtinën pasi ky klub nuk është licencuar. /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.