×
  • Sport
  • Sport

    Ajeti në West Ham: Këtë sulmues e kam përcjellë që nga fëmijëria

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 23:10

    Albian Ajeti është shprehur i lumtur me transferimin te klubi londinez West Ham United.


    Sulmuesi nga Kosova kompletoi kalimin te West Hami gjatë ditës së sotme për shumën e tetë milionë funtesh nga Baseli.

    Reprezentuesi i Zvicrës thotë se është nder për të që të jetë në West Ham, derisa ka fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij të ri ‘Chicharito’.

    “Jam i emocionuar që jam këtu. Është nder të jem në këtë klub të madh”, tha fillimisht Albian Ajeti.

    “Është dita e madhe për mua dhe familjen time. Nuk kam menduar dy herë t’i bashkohem këtij klubi tradicional të Premierligës”, vlerësoi sulmuesi shqiptar.

    “Jam një sulmues që dua të jem në zonë. Unë mendoj se mund ta përfundoj aksionin me të dyja këmbët. Është e mrekullueshme se do të luaj këtu me një sulmues si Chicharito, të cilin e kam ndjekur që nga fëmijëria”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!