Samuel Eto’o e ka shprehur përkrahjen e tij për Romelu Lukakun, pas transferimit të këtij të fundit në Inter, duke thënë se ai do të vazhdojë të shkëlqejë për zikaltrit në Serie A.
Romelu Lukaku i dha fund karrierës së tij dyvjeçare në “Old Trafford”, duke iu bashkuar Interit të Antonio Contes në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh para se të mbyllej afati kalimtar për klubet angleze, dje në orën 18:00, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi belg 26-vjeçar ka qenë i përfolur për një transferim në Inter që kur trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e bëri pikërisht të qartë se preferon të luajë me Marcus Rashfordin në pozitën e qendërsulmuesit.
Ish-sulmuesi i Interit, Eto’o – i cili ishte pjesë e skuadrës së Interit që e fitoi tripletën në sezonin 2009/10, nën drejtimin e Jose Mourinhos – kishte luajtur përkrah Lukakus gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e Chelseat.
“Mirëserdhe në Inter Milan Romeo. Më shumë sesa një skuadër, është një familje të cilës i bashkohesh”, shkroi Eto’o në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Aty, ti do të punosh me yje, kështu që nuk kam asnjë dyshim se do të shkëlqesh. Fat të mbarë në këtë aventurë të re dhe unë shpresoj se kjo aventurë do të e mbushur me gola. Bëna krenar vëlla i vogël”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.