Sot luhet finalja e Champions League në mes Mancheter Cityt dhe Interit.
Finalja do të luhet në Stamboll të Turqisë, ku City kërkon ta shkruaj historinë për ta fituar trofeun më të rëndësishë në Evropë për herë të parë.
Ndërsa, Interi kërkon që dështimin në Serie A ta mbulojë me trofeun e katërt në histori të klubit.
Ndeshja do të nisë nga ora 21:00 në stadiumin Ataturk, teksa favorit në këtë takim konsiderohet Manchester City, i cili në gjysmëfinale eliminoi Real Madridin, klubin më të trofeshëm në këtë kompeticion, ndërsa Interi eliminoi Milanin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.